Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), Anxhela Paparizo, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të QSUT lidhur me akuzat për korrupsion në emër të institucionit.
Në mesazhin e saj, Paparizo u bën thirrje qytetarëve dhe pacientëve që të denoncojnë çdo rast të dyshuar abuzimi pranë koordinatorit të anti-korrupsionit në spital, duke theksuar se çdo denoncim do të verifikohet dhe anonimati i qytetarëve do të ruhet.
Ajo thekson se vetëm përmes bashkëpunimit mund të rritet transparenca dhe të luftohen praktikat abuzive në sistemin shëndetësor.
Në mesazhin e plotë të shpërndarë në videon e QSUT, drejtoresha shprehet:
“Në vijim të akuzave për korrupsion në emër të QSUT ju bëj thirrje publikisht që të denonconi çdo rast abuziv pranë koordinatorit të anti-korrupsionit detyra e të cilit është të verifikoj çdo rast që ju referoni dhe të ruaj anonimatin. Vetëm përmes bashkëpunimit mund të ndërtojmë një transparencë për të gjithë.”




















