Kryeministri Edi Rama gjatë fjalë së tij nga Asambleja e PS njoftoi një nismë që do të quhet “dyfisho ndërmarrjen tënde”. Rama theksoi se nga kjo nismë do të financohen nga shteti sipërmarrjet e vogla dhe të mesme me qëllim për të dyfishuar biznesin e tyre.
“Një nismë e re ‘dyfisho ndërmarrjen tënde’, për t’i dhënë shqiptarëve që kanë ngritur ndërmarrje në territor dhe që tani janë gati të shkojnë më tutje por u mungojnë instrumenti financiar, mundësinë që t’i financojnë këto ndërmarrje, t’i rrisin këto ndërmarrje. Do mbështet nga ky instrument dhe do ta kenë qeverinë tonë mbrapa dhe kjo është një tjetër rrugë për t’iu kthyer shqiptarëve në diasporë, atë vëmendje që kanë nevojë.
Je shqiptar që jeton jashtë dhe ke në fshat një tokë, eja dhe mos dëgjo pallavrat e tenxhereve që thonë se paketa e maleve është bërë për ti dhënë tokat oligarkëve, në Shqipëri. S’ka oligarkë, e përdorin ata që janë larë nga trutë me fjalën kulak dje për tu dukur modën e quajnë oligark atë që ishte kulak.
Nuk jep asnjë mbështetje për investitorë që vijnë nga jashtë territorit ku janë pronar me ligj ose zakon të tjerët. Është për ata të tjerët që nuk u kanë titujt e pronësisë se nuk e kanë pranuar 7501”, tha ai.




















