50 milionë qytetarë italianë do të votojnë ditën e sotme në Referendumin për miratimin ose refuzimin e një reforme në fushën e Drejtësisë. Votimet u hapën sot në mëngjes në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 11, ndërsa qytetarët do të mund të votojnë nesër, deri në orën 15:00.
Çfarë parashikon reforma në Gjyqësor?
Kjo reformë kushtetuese e cila u miratua nga parlamenti me më pak se dy të tretat e numrit të përgjithshëm të deputetëve dhe senatorëve parashikon heqjen e mundësisë për gjyqtarët, për të ndryshuar karrierën profesionale dhe për të kaluar në rolin e prokurorit, si dhe anasjelltas.
Në të njëjtën kohë, Këshilli i Lartë Gjyqësor i cili ndër të tjera vendos për ngritjet në detyrë dhe transferimet e anëtarëve të degës ndahet në dy këshilla më të vegjël dhe privohet nga kompetenca për të vendosur sanksione ndaj gjyqtarëve që bëjnë gabime gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Për këtë qëllim është paraparë ngritja e një Këshilli Disiplinor të posaçëm.
Mediat shkruajnë se mazhoranca qeverisëse po u kërkojnë qytetarëve të mbështesin reformën dhe zyrtarët e tyre kanë theksuar se nëse ratifikohen këto ndryshime, politizimi i një pjese të madhe të gjyqësorit do të jetë i kufizuar.
Nga ana e saj, opozita e Partisë Demokratike, shprehu kundërshtimin e fortë ndaj modifikimit të sistemit aktual dhe shtoi se konsideron se qëllimi i vërtetë i qeverisë është t’i nënshtrojë gjyqësorin vullnetit të saj.




















