Presidenti i SHBA Donald Trump në një postim në Truth Social ka shkrar se aleatët amerikanë duhet ta marrin përgjegjësinë e vetme për patrullimin e Ngushticës së Hormuzit nëse Shtetet e Bashkuara shkaktojnë rrëzimin e regjimit iranian.

“Pyes veten se çfarë do të ndodhte nëse përfundojmë atë që ka mbetur nga Shteti Terrorist Iranian, dhe lejonim që vendet që e përdorin, ne jo, të jenë përgjegjëse për atë që quhet ‘Ngushtica’?,” shkroi presidenti në Truth Social.

“Kjo do t’i nxiste disa nga ‘Aleatët’ tanë jo reagues në veprim, dhe shpejt!!!” vazhdoi ai.

Trump ka kritikuar vendet evropiane pasi ato refuzuan kërkesat e tij për të dërguar anije lufte për të eskortuar cisternat e naftës përmes ngushticës.

Shumë liderë thanë se mund të ishin të gatshëm të bashkoheshin në një koalicion për të patrulluar këtë rrugë ujore të kontestuar pasi të përfundojnë veprimet aktive luftarake.