Shërbimi i shtypit i Kremlinit ka publikuar detaje nga biseda telefonike e zhvilluar sot, më 30 mars 2026, midis Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas njoftimit zyrtar, biseda u realizua me iniciativën e palës serbe.

Gjatë bisedës, të dy udhëheqësit u ndalën gjatë te situata në Ballkan. Ata theksuan se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbetet baza fundamentale dhe e palëkundur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Metohisë. Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e sigurimit të të drejtave të Republikës Srpska brenda Bosnjë-Hercegovinës, në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Dejtonit.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua bashkëpunimit dypalësh. Presidenti Vuçiç shprehu mirënjohjen e tij për dërgesat e qëndrueshme të gazit rus, të cilat janë jetike për sigurinë energjetike të Serbisë. Liderët diskutuan gjithashtu për:

Projektet e mundshme në fushën e energjisë bërthamore.
Përgatitjet për mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar Ruso-Serb që do të mbahet në prill.
Kriza në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Përveç çështjeve rajonale, Putin dhe Vuçiç shkëmbyen mendime mbi situatën në Ukrainë dhe përshkallëzimin e fundit të tensioneve në shkallë të gjerë në Lindjen e Mesme.

Në mbyllje të bisedës, të dy palët ranë dakord për vazhdimin e kontakteve të rregullta në të gjitha nivelet për të forcuar partneritetin strategjik mes dy vendeve./Mapo.al