Dashi

Gjatë kësaj dite gjërat pritet të ecin mjaft mirë për ju dhe mund të merrni edhe aprovimin për të filluar një projekt të rëndësishëm që e keni menduar prej kohësh. Kjo do ju japë më shumë motivim dhe do ndiheni më të sigurt për rrugën që po ndiqni. Nëse jeni në një lidhje do merrni ftesa interesante nga partneri dhe mbrëmja pritet të jetë shumë romantike. Një darkë e menduar me kujdes, një ambient i ngrohtë dhe muzika në sfond do krijojnë një atmosferë të veçantë, ndërsa zemra do rrahë më fort se zakonisht. Ju beqarët do keni mbështetje të madhe nga miqtë dhe pikërisht falë tyre mund të njihni personin që do ju tërheqë menjëherë. Sapo ta shihni do ndjeni një emocion të veçantë dhe zemra do ju thotë se mund të jetë personi i duhur për ju. Në planin profesional mund të ndiheni pak të lodhur, por nuk do e lini veten të dorëzohet dhe do vazhdoni përpara me vendosmëri. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë moment. Në planin financiar do jetë pak më e vështirë të mbani situatën plotësisht të stabilizuar, prandaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm me shpenzimet.

Shëndeti mund të ndikohet nga lodhja dhe nga ritmi i ngarkuar i ditës, prandaj përpiquni të gjeni pak kohë për pushim dhe relaks.

Këshillë: Mos e lini lodhjen t’ju pengojë të vazhdoni përpara me planet tuaja.

Demi

Kjo ditë do jetë disi e ndryshme nga ato që keni përjetuar kohët e fundit. Edhe pse mund të mos kërkoni ndonjë ndryshim të madh, rrethanat mund t’ju shtyjnë të merrni një vendim të rëndësishëm që do ndikojë në vazhdim. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni ta jetoni dashurinë ashtu siç e ndjeni dhe mos u shqetësoni shumë për atë që mund të ndodhë në të ardhmen. Jetoni momentin dhe shijoni çdo çast pranë partnerit. Ju beqarët mund të mos arrini të filloni një romancë të re gjatë kësaj dite sepse angazhimet dhe detyrimet nuk do ju lënë shumë hapësirë për jetën sentimentale. Në planin profesional shumë persona do kenë nevojë për idetë dhe mbështetjen tuaj, prandaj do përpiqen t’ju mbajnë pranë dhe të bashkëpunojnë me ju. Ju vetë do jeni të përqendruar dhe do arrini të realizoni qëllimet që keni vendosur. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos bëni shpenzime të nxituara apo kapriçoze.

Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë, por përpiquni të shmangni stresin dhe lodhjen mendore.

Këshillë: Mos kini frikë nga vendimet e mëdha, sepse ato mund të hapin rrugë të reja për ju.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do keni shumë ide interesante dhe kreative, por mund ta keni të vështirë t’i vini menjëherë në zbatim, sidomos në planin profesional. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni pak të zhgënjyer. Në mbrëmje mund të lindin edhe disa konflikte me personat që keni pranë, prandaj është mirë të tregoheni më të matur në komunikim. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të shprehni dëshirat dhe idetë tuaja tek partneri, sepse ai mund të përpiqet t’ua plotësojë shumë prej tyre. Megjithatë duhet të tregoni kujdes dhe të mos ndani sekretet tuaja me persona të tjerë, sepse kjo mund të krijojë debate dhe tensione. Ju beqarët nuk do lini të humbasë asnjë mundësi për të njohur dikë interesant dhe ka gjasa që zemra juaj të fillojë të rrahë më fort për një person të veçantë. Në planin profesional mund të keni disa debate apo kundërshtime me eprorët dhe kjo mund t’ju shpërqendrojë nga puna. Në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilentë dhe të menaxhoni me kujdes çdo shpenzim.

Shëndeti mund të ndikohet nga tensioni dhe nga nervozizmi i momentit, prandaj përpiquni të ruani qetësinë.

Këshillë: Mos reagoni menjëherë në situata të tensionuara. Një moment reflektimi mund të shmangë shumë probleme.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të përballeni me disa situata të papritura që do ju shkaktojnë stres dhe shqetësim. Disa gjëra mund të mos ecin sipas planeve që keni bërë dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të zhgënjyer. Nëse jeni në një lidhje dhe keni planifikuar diçka të veçantë, ekziston mundësia që planet të ndryshojnë dhe kjo të krijojë tension mes jush dhe partnerit. Në disa momente mund të ndiheni të pafuqishëm për ta ndryshuar situatën, por është e rëndësishme të ruani qetësinë dhe të mos reagoni me impuls. Ju beqarët do dëshironit një marrëdhënie të qetë dhe harmonike, por sot mund të mos gjeni personin që i plotëson këto pritshmëri. Në planin profesional mund të përballeni me disa kolegë me të cilët nuk keni pasur marrëdhënie të mira dhe ata mund të kundërshtojnë disa nga idetë tuaja. Në planin financiar duhet të tregoheni më të kujdesshëm dhe të bëni ekonomi për të shmangur vështirësitë.

Shëndeti mund të ndikohet nga stresi dhe nga tensioni emocional, prandaj përpiquni të gjeni mënyra për t’u qetësuar.

Këshillë: Mos u dekurajoni nga pengesat e përkohshme. Me qetësi dhe durim gjithçka mund të përmirësohet.

Luani

Gjatë kësaj dite mund të ndiheni pak të pasigurt dhe hezitues për disa vendime që duhet të merrni. Mund t’ju mungojë siguria në vetvete dhe kjo do ju bëjë të mos hidhni menjëherë hapat që kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje është shumë e rëndësishme të shmangni konfliktet me partnerin, sepse përndryshe situata mund të përkeqësohet dhe marrëdhënia mund të marrë një drejtim të padëshiruar. Ju beqarët do jeni shumë sharmantë dhe do tërhiqni vëmendjen e shumë personave. Do keni mundësinë të njihni disa njerëz interesantë dhe të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë. Në planin profesional puna do ecë mirë nëse tregoheni më të logjikshëm dhe nëse nuk nxitoheni në vendimet që merrni. Në planin financiar përmirësimet nuk do vijnë menjëherë, prandaj duhet të bëni durim dhe të prisni momentin e duhur.

Shëndeti do jetë i mirë, por pasiguria dhe stresi mund t’ju lodhin më shumë se zakonisht.

Këshillë: Besoni më shumë në veten tuaj dhe mos lejoni që pasiguritë t’ju pengojnë të ecni përpara.

Virgjëresha

Miqësia është një nga vlerat më të rëndësishme për ju dhe gjatë kësaj dite ajo do forcohet edhe më shumë. Do kaloni më shumë kohë pranë miqve të ngushtë dhe kjo do ju bëjë të ndiheni më të lumtur dhe më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, partneri do tregojë shumë mirëkuptim dhe nuk do mërzitet edhe nëse nuk i kushtoni aq vëmendje sa zakonisht. Gjithsesi do ishte mirë të flisni hapur me të për gjithçka dhe në mbrëmje t’i bëni një surprizë të vogël për ta bërë të ndihet i vlerësuar. Ju beqarët do dëshironi më shumë të argëtoheni dhe të kaloni momente të bukura pa u përfshirë shumë emocionalisht, prandaj mund të preferoni aventura të lehta dhe pa shumë angazhime. Në planin profesional bashkëpunimi me kolegët do jetë shumë i mirë dhe shpirti i ekipit do ju ndihmojë të arrini rezultate edhe më të mira. Kolegët dhe klientët do flasin shumë mirë për ju dhe do vlerësojnë përpjekjet tuaja. Në planin financiar situata do përmirësohet krahasuar me ditët e mëparshme dhe kjo do ju bëjë më optimistë për të ardhmen.

Shëndeti do jetë i qëndrueshëm, por përpiquni të mos e teproni me lodhjen dhe aktivitetet.

Këshillë: Ruani dhe vlerësoni miqësitë e vërteta sepse ato do jenë një mbështetje e rëndësishme në çdo moment të jetës.

Peshorja

Gjatë kësaj dite ka mundësi të përballeni me disa konflikte të vogla me persona të ndryshëm për çështje interesi. Në fillim situata mund t’ju duket më e rëndë nga sa është në të vërtetë, por me kalimin e kohës gjërat do qetësohen dhe gjithçka do marrë një drejtim më pozitiv. Është e rëndësishme të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos u besoni verbërisht të gjithëve. Nëse jeni në një lidhje mund të gjendeni përpara një dileme që do ju bëjë të mendoni gjatë. Nuk do jetë e lehtë të merrni një vendim, ndërsa partneri nga ana e tij do përpiqet të tregojë mirëkuptim dhe nuk do dojë t’ju lëndojë. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur. Mos pranoni çdo gjë që ju propozohet, por njëkohësisht mos u mbyllni në vetvete dhe mos refuzoni çdo mundësi për njohje të reja. Në planin profesional disa gjëra mund të mos ecin sipas pritshmërive dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt për drejtimin që duhet të merrni. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes sepse shpenzimet pa llogari mund ta bëjnë situatën më problematike.

Shëndeti mund të ndikohet nga stresi dhe tensioni i momentit, prandaj përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos e mbingarkoni veten.

Këshillë: Tregohuni më të kujdesshëm në vendimet që merrni dhe mos veproni me nxitim.

Akrepi

Gjatë kësaj dite ndikimi i Hënës do ju japë më shumë besim në vetvete dhe do ndiheni më të sigurt për vendimet që merrni. Do keni ide shumë të mira dhe do arrini të zgjidhni shumë situata me zgjuarsi. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të diskutoni me partnerin për pushimet apo për planet e së ardhmes. Është një moment i mirë për të shprehur hapur mendimet dhe dëshirat tuaja. Ju beqarët do keni disa mundësi interesante për njohje të reja, por është më mirë të mos nxitoheni dhe të lini gjithçka të rrjedhë natyrshëm. Zgjerimi i rrethit shoqëror do jetë shumë i dobishëm për ju. Në planin profesional do tregoheni më autoritarë dhe më këmbëngulës. Përkushtimi dhe korrektësia juaj do ju ndihmojnë të arrini rezultate të rëndësishme. Në planin financiar duhet të tregoheni pak më të kujdesshëm sepse dorëlëshimi në shpenzime mund të sjellë disa lëkundje të vogla në buxhet.

Shëndeti do jetë i mirë, por përpiquni të mos e lodhni veten me shumë angazhime në të njëjtën kohë.

Këshillë: Besoni më shumë në intuitën tuaj, sepse ajo do ju udhëheqë në drejtimin e duhur.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite ndikimi i Diellit do ju bëjë më të matur dhe më reflektues se zakonisht. Nuk do ndërmerrni hapa pa qenë plotësisht të sigurt për rezultatet dhe kjo do ju ndihmojë të shmangni gabimet. Nëse jeni në një lidhje është shumë e rëndësishme të komunikoni hapur me partnerin dhe të sqaroni disa çështje që mund të mos i keni shumë të qarta. Vetëm përmes dialogut do arrini të shmangni mosmarrëveshjet dhe problemet. Ju beqarët do jeni shumë më të kujdesshëm se më parë sepse nuk dëshironi të përsërisni gabimet e së kaluarës. Për çdo propozim që do merrni do mendoheni gjatë para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në planin profesional gjërat do ecin mirë dhe në një atmosferë relativisht të qetë. Në planin financiar mund të ketë disa lëkundje të vogla, por do reagoni shpejt dhe do merrni masat e duhura për ta stabilizuar situatën.

Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë, por është e rëndësishme të gjeni kohë për pushim dhe relaks.

Këshillë: Mos u nxitoni në vendime. Mendimi i qetë dhe analiza e mirë do ju çojnë drejt zgjedhjeve më të mira.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do tregoheni shumë luftarakë dhe nuk do tërhiqeni përballë askujt që do ju kundërshtojë. Megjithatë kjo mënyrë reagimi mund t’ju sjellë edhe disa probleme në marrëdhëniet me të tjerët. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoni më shumë vëmendje ndaj partnerit dhe të mos harroni data apo momente të rëndësishme për të. Nëse e neglizhoni këtë gjë ai mund të mërzitet shumë. Përpiquni të kuptoni sinjalet që ai ju jep dhe të reagoni në kohë. Ju beqarët mund të mos keni shumë fat në dashuri gjatë kësaj dite, prandaj është më mirë ta përdorni kohën e lirë për aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë, si për shembull leximi ose reflektimi. Në planin profesional do tregoni një temperament të fortë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave apo problemeve që mund të lindin. Në planin financiar situata do jetë pak më e mirë dhe kjo do ju japë mundësinë të shlyeni disa fatura apo detyrime të mbetura.

Shëndeti mund të ndikohet nga tensioni dhe nervozizmi, prandaj përpiquni të ruani qetësinë.

Këshillë: Mundohuni të kontrolloni reagimet dhe të shmangni përplasjet e panevojshme.

Ujori

Gjatë kësaj dite nuk do ju pëlqejë aspak që dikush t’ju drejtojë apo t’ju thotë se çfarë duhet të bëni. Do dëshironi të ndiheni të lirë në vendimet tuaja dhe është më mirë ta shprehni këtë hapur për të shmangur keqkuptimet. Nëse jeni në një lidhje mund të lindin disa grindje me partnerin sepse ai mund të kërkojë t’ju ketë gjithmonë pranë dhe të kalojë sa më shumë kohë me ju. Edhe pse kjo vjen nga ndjenjat e tij, konfliktet mund të bëhen më të forta nëse nuk tregoheni të matur. Ju beqarët nuk do mendoni se është momenti i duhur për të ndryshuar statusin dhe do preferoni të qëndroni të qetë pa ndërmarrë hapa të rinj në dashuri. Në planin profesional mund të lindin disa probleme, por mos ia hidhni të gjithë fajin vetes sepse jo çdo situatë do varet nga ju. Në planin financiar është e rëndësishme të tregoheni më të kujdesshëm dhe të mbani buxhetin nën kontroll për të shmangur vështirësitë.

Shëndeti do jetë relativisht i mirë, por stresi dhe nervozizmi mund t’ju lodhin.

Këshillë: Ruani qetësinë dhe përpiquni të komunikoni më hapur me njerëzit që keni pranë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite është shumë e rëndësishme të përpiqeni të kontrolloni emocionet tuaja në mënyrë që të mos krijoni probleme të panevojshme. Nëse jeni në një lidhje do dini shumë mirë se si ta bëni marrëdhënien më të bukur dhe më harmonike, por mungesa e durimit mund t’ju bëjë të thoni disa gjëra të pamenduara. Kjo mund të krijojë tension në disa momente, prandaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm me fjalët. Ju beqarët duhet të jeni më të hapur dhe më të disponueshëm për takime të reja nëse dëshironi të ndryshoni statusin tuaj sentimental. Duke qëndruar të tërhequr nuk do keni shumë mundësi për njohje të reja. Në planin profesional mund të ketë disa vonesa dhe pengesa që do ju bëjnë të mos arrini menjëherë atje ku keni synuar. Në planin financiar është mirë të këshilloheni me familjarët për të marrë vendimet më të mira dhe për të shmangur gabimet.

Shëndeti mund të ndikohet nga tensioni emocional, prandaj përpiquni të ruani ekuilibrin dhe qetësinë.

Këshillë: Mendoni mirë para se të reagoni dhe mos lejoni që emocionet e momentit të ndikojnë në vendimet tuaja.