Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka postuar disa foto nga mbledhja e sotme duke e shoqëruar me fjalët:
“Një mbledhje e gjatë por shumë produktive sot e Grupit tonë Parlamentar, për punët për Shqipërinë dhe agjendën europiane”.
Gjithashtu, në mbledhje u diskutuan edhe problematikat me kadastrat, ndërsa deputetët sollën edhe shqetësimet e qytetarëve për sa i përket shërbimeve që marrin nga hipotekat. Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga bashkitë edhe hartimin e një plani të qartë për procesin e legalizimeve.


























