Partia Demokratike mblodhi sot kryesinë, ku u vendos data për zgjedhjen e re të kreut të partisë dhe për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Megjithatë, mbledhja u duk më shumë si një formalitet, pasi gjithçka pritet të jetë e paracaktuar dhe vendimet të merren sipas vullnetit të Sali Berishës.

Kjo, reflektohej edhe në atmosferën e mbledhjes, ku shumë nga të pranishmit dukeshin të vrenjtur dhe me kokën ulur përballë Berishës.