Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet më të fundit, ku disa klube të Superligës janë ndëshkuar me gjoba dhe pezullime.
Një nga çështjet kryesore lidhet me mosmarrëveshjen mes KF Tiranës dhe mesfushorit Ardit Deliu. Klubi bardheblu ka humbur gjyqin dhe është urdhëruar nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve që të shlyejë pagat e prapambetura të futbollistit brenda një afati prej 30 ditësh.
Ndërkohë, KF Tirana është gjobitur edhe me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, një penalitet që ka prekur gjithashtu edhe AF Elbasanin dhe Flamurtarin. Një tjetër vendim i rëndë është marrë për kapitenin e Teutës, Blerim Kotobelli, i cili është pezulluar me katër ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Ndëshkime ka pasur edhe për FK Kukësin. Zyrtari i klubit, Florian Biba, është pezulluar gjithashtu me katër ndeshje dhe nuk do të lejohet të hyjë në stadium deri në përfundim të dënimit. Për më tepër, klubi verilindor është gjobitur me 100 mijë lekë për hedhjen e sendeve në fushë nga spektatorët.
Komisioni i Disiplinës ka dhënë vendime edhe për ekipet e moshave dhe ligat amatore, ku disa raste janë ndëshkuar me pezullime deri në gjashtë muaj.
Vendimet e plota:
Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
KF Teuta U-17, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.
Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.




















