Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar ndaj akteve të dhunës dhe goditjes së institucioneve me bomba molotov gjatë protestës së opozitës. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai theksoi se këto sulme nuk dëmtojnë thjesht godinat fizike, por godasin drejtpërdrejt të ardhmen dhe ritmin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Duke e përshkruar situatën si një udhëkryq mes “spektaklit të zjarrit dhe durimit të ndërtimit”, Gogu e cilësoi dhunën si dëshminë më të qartë të mungesës së vizionit. Sipas tij, flakët dhe tymi përpara institucioneve janë një ritual dhe një “gjuhë e varfër politike, që përsëritet sa herë mungon alternativa”.
Ministri e vuri theksin te dëmi i madh i imazhit në një kohë kur vendi ndodhet në një fazë kritike të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai kujtoi se jashtë zhurmës së rrugës, ekziston realiteti i tryezave të negociatave dhe kapitujve që kërkojnë plotësimin e standardeve europiane.