Akuzave të opozitës se Rama i mbylli derën e integrimit Shqipërisë duke mos i dorëzuar SPAK, Belinda Ballukun, kryeministri iu përgjigjet duke thënë se negociatat nuk kanë ndalur në asnjë sekondë. Rama tha se Raporti i KE për Shqipërinë është i shkëlqyer dhe se nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që e ndal këtë rrugëtim.
“Negociatat për anëtarësim në be nuk kanë ndalur për asnjë sekondë, që raporti i KE për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë, që duan apo s’duan ata qe kurrë mos daçin, ne negociatat me BE do t’i mbyllim brenda mandatit tonë dhe nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal ne në këtë proces, nuk ka mërgatë qyqesh në Bruksel që e ndal Shqipërinë në këtë proces. S’ka shans që ata që i grabitën Shqipërisë kohën, të vazhdojnë t’ia grabisin”, tha Rama.
















