Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli inspektuan punën që vijon me ritme të shpejta për ndërtimin e qendrës së re të qytetit të Kamzës.
Gjatë vizitës në terren, Balla u njoh me progresin e projektit, i cili konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme për transformimin urban të zonës.
Punimet po ecin me ritme të kënaqshme dhe pritet që kjo hapësirë e re të shndërrohet në një pikë referimi për qytetarët.
Sipas Ballës, Bashkia Kamëz ka infrastrukturën më të mirë shkollore dhe parashkollore.
“Ndërkohë edhe kompleksi i ri sportiv po ecën me ritme të shpejta. Plot punë të tjera janë në proces”, shkruan Balla.
Qendra e re synon të krijojë më shumë hapësira publike, kushte më të mira për komunitetin dhe një standard të ri zhvillimi për Kamzën, ndërsa puna vijon për përfundimin në kohë të projektit.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Kamza e filloi ndryshimin e madh në verën e vitit 2019, kur Rakip Suli mori drejtimin e Bashkisë. Bashkë me Rakipin pamë nga afër qendrën e re të qytetit???? Bashkia Kamëz ka infrastrukturën më të mirë shkollore dhe parashkollore. Ndërkohë edhe kompleksi i ri sportiv po ecën me ritme të shpejta. Plot punë të tjera janë në proces????????♀️????????




















