Në vijim të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Rama zhvilloi një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë.
Në fokus të këtij komunikimi ishte gjithë angazhimi i rrjetit diplomatik shqiptar për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë në vendet e prekura, komunikimit të vazhdueshëm me bashkatdhetarët shqiptarë që gjenden në këto vende për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.
“Për çdo gjë me këtë epik që kemi ne mendojmë që do jemi të informuar në kohë reale”, iu drejtua Rama ambasadorëve.




















