Sot Kosova luan përballë Turqisë ndeshjen historike! Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të marrë sot gjithë vëmendjen e shqitarëve dhe jo vetëm, ku pritet të dëshmojë finalen e madhe të Play-Off-it për një biletë në Kampionatin Botëror.

Takimi zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri Stadium në Prishtinë, me kapacitet prej rreth 13,900 ulësesh. Sfida mes Kosovës dhe Turqisë do të gjykohet nga Michael Oliver që do të ndihmohet nga asistentët e tij Stuart Burt dhe James Mainëaring. Kosova tashmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa përfaqësuesja e Turqisë pritet të arrijë në kryeqytet më vonë gjatë ditës.

Dardanët triumfuan me 4 gola ndaj Sllovakisë, ku Qeveria e Kosovës dha një shpërblim financiar prej 500 mijë eurosh për skuadrën. Edhe për përballjen e sotme ka shpërblim, pasi kryeministri Albin Kurti ka premtuar një milion euro për fitoren ndaj Turqisë, i cili do të ishte kualifikim historik në Kupën e Botës.