Kriminelët kibernetikë kanë zhvilluar programin e dëmshëm “KadNap”, i cili infeksionon kryesisht routerë Asus dhe lidh mijëra pajisje në një rrjet të fshehtë për të kryer sulme masive online.

Pajisjet e infektuara gjenden në SHBA, Britani, Australi, Brazil, Rusi dhe vende të tjera të Europës, duke u përdorur për të çuar faqe dhe shërbime online jashtë funksionit. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se rritja e pajisjeve të lidhura në internet rrit rrezikun e këtij lloji sulmesh.