Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendimin dhe u ka dhënë kohë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që brenda 34 ditëve të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

“Të konstatojë që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Dekreti i presidentes i marrë më 6 mars për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës nuk ka efekt juridik. Aktvendimi hyn në fuqi menjëherë e nis rrjedhja e afatit.