Pak orë para seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dërguar një mesazh deputetëve të grupit parlamentar që është siguruar nga Euronews Albania.
Në mesazhin e tij thuhet:
“Mirëmbrëma. Siç ju njoftova në mbledhjen e Grupit, nesër ora 9:00 do të zhvillojmë një mbledhje Grupi në Sallën e Seancave në Parlament. Lutem merrni masa për pjesëmarrjen. Hyrja do të bëhet nga krahu i Qendrës Tregtare Toptani. Shihemi nesër.”
Ditën e nesërme do të shqyrtohet në rendin e ditës imuniteti i ish-zv/Kryeministres Belinda Balluku dhe njëkohësisht opozita ka thirrur një protestë jashtë ambienteve të saj.




















