Me shume se 25 vjet me pare kam qene ne Tbilisi ne nje aktivitet te Bankes Boterore.
Gjate diteve te qendrimit dhe pjesemarrjes ne kete aktivitet, organizatoret kishin menduar edhe per vizita per pjesemarresit ne disa atraksione historike dhe turistike te Gjeorgjise.
Kur kaluam ne Gori, vendlindjen e Stalinit, nga mikrobuzi, nje gjeorgjiane qe ishte edhe guida qe na shoqeronte na tregoi nje vagon treni qe ishte perdorur nga Stalini ne periudhen e Luftes Civile ne Rusi.
I kerkuam te zbrisnim per te bere nje foto per kujtim, por makina nuk ndaloi. E pyes rruges perse nuk ndaluam…
Pergjigja e saj ishte lakonike: “ Nuk duam te bejme reklame per Stalinin”… dhe me pas shtoi.. “Stalini dhe Beria jane turpi i Gjeorgjise”.
E kujtoj sot kete histori qe perkon me 127 vjetorin e lindjes se Lavrenti Berias (29 mars 1899).
Edhe ky gjeorgjian si Stalini…
Të dy flisnin vazhdimisht në dialektin gjeorgjian, duke irrituar shumë anëtarë të këshillit politik, të cilët nuk kuptonin asnjë fjalë, por nuk guxonin të protestonin.
Beria ishte organizatori i te gjitha marrezive te Stalinit ne vitet 30’, autori i masakres se Katinit ne vitin 1940, ku u vrane mbi 22 mije oficere dhe ushtare polake si dhe i arrestimeve, perdhunimeve dhe vrasjeve pa lene asnje gjurme te qindra mijra njerezve te pafajshem.
Stalini, kur e prezantonte tek udhëheqësit e huaj, thoshte: “Himleri im”, duke e bërë Berian njeriun e dytë më të fortë të Bashkimit Sovjetik.
Beria dhe Himmler …
Të dy ishin arkitektë të frikës dhe dhunës sistematike, duke përdorur aparatin e sigurisë për të eliminuar kundërshtarët dhe për të kontrolluar shoqërinë.
Ndersa emri i Himmler lidhet drejtpërdrejt me Holokaustin dhe shfarosjen racore, emri i Berias lidhet me spastrime politike dhe Gulagët. Beria u rrëzua nga kolegët e tij, ndërsa Himmler e mbylli jetën me vetëvrasje.
Beria, Ministri i Brendshem sovjetik ishte me famekeqi i gjithe Lindjes Komuniste…
Ishte një nga të paktët që mund të merrte pjesë në mbledhjet e këshillit politik me armë me vete. Luajti rol udhëheqës në spastrimin e mijëra kundërshtarëve të Stalinit, me mizori të pashembullt. Beria sillej si sadist.
Rrihte, torturonte, dhunonte gratë e reja dhe ekzekutonte.
Zyra e tij në pallatin e shërbimit në Lubianka ishte e mobiluar me shumë kujdes. Atje i nënshtronte të arrestuarit në tortura të ndryshme.
Teatër i brutalitetit të tij ishte gjithashtu Siberia, por skeletet që u gjendën në bodrumin e shtëpisë së tij, tregojnë një vend tjetër martirizimi.
Për tre dekada, së bashku me gardën e tij personale dhe drejtuesit e NKVD, shpërndante terror. Vrasje, përdhunime, tortura dhe poshtërimi i disidentëve ishin një e përditshme e pështirë. Përveç spastrimit të armikut të padukshëm të brendshëm, ishte gjithashtu përgjegjës për organizimin e rrjetit ndërkombëtar të spiunazhit dhe kontrollin e vendeve satelitore komuniste.
Megjithatë, Beria nuk ishte fanatik i kursimit komunist. Ndoshta ishte i vetmi anëtar i qeverisë sovjetike që vlerësonte luksin perëndimor. Qarkullonte me dy makina Pacard që ishin porositur nëpërmjet ambasadës në Washington. Përveç shtëpisë në Moskë, kishte një pronë jashtë qytetit, që ishte pronë e kontit Orlov. Në këtë pronë kishte një fushë tenisi, bilardo dhe salla kinemash, ndërsa kishte dhe një një pallat afër Soçit.
Veshjet e tij ishin mbresëlënëse. Rrobat porositeshin në Londër dhe Paris dhe ishte i çmendur pas skafeve të garave. Beria ishte ngrënës i mirë dhe kishte dobësi për vodka dhe shampanjë të Gjeorgjisë, nga ku kishte dhe prejardhjen.
U martua ne vitin 1924 me Nina Gegechkori (1905-1991), qe vinte nga nje familje shume aristokrate.
Edhe pse ishte i martuar me “gruan më të bukur në Gjeorgji”, ishte i papërmbajtshëm dhe nuk hezitonte të përdhunonte ato që i rezistonin. Përveç vajzave të reja, i pëlqenin aktoret e teatrit, kërcimtaret dhe gjimnastet.
Brenda elitës sovjetike, Beria ishte i njohur si një “grabitqar seksual” dhe kjo e bëri figurën e tij edhe më të urryer.
Pas vdekjes së Stalinit, Lavrenti Beria doli nga gara e pasardhësit. Ai u arrestua dhe u ekzekutua me 23 dhjetor 1953.
Per aktivitetin e tij kriminal dhe sadist ka shume anektoda… po postoj nje prej tyre…
“Një herë Stalinit i kishte humbur llulla.
Kërko këtej, kërko andej, nuk e gjente dot. Ngriti receptorin e telefonit dhe thirri në zyrë ministrin e Brendshëm, Lawrenti Berian.
– Më ka humbur llulla, – i tha. – Dikush ma ka vjedhur.
– Do marim masat ta gjejmë atë që ua ka vjedhur, shoku Stalin, – i tha Beria.
Ministri i Brendshëm doli nga zyra dhe menjëherë nisi të “merte masat” për ta gjetur vjedhësin e llullës së Stalinit.
Pas disa ditësh, duke hapur sirtarët e tavolinës së tij, papritur Stalini e gjeti llullën të cilën e mendonte të humbur. Ngriti receptorin e telefonit dhe e thirri në zyrë ministrin e Brendshëm.
Duke e ditur se Stalini e kërkonte për ta pyetur ç’po bëhej për gjetjen e vjedhësit të llullës, Ministri i Brendshëm Beria i raportoi për “masat” që kish marë:
– Kemi arrestuar tetë persona të cilët dyshohen se mund ta kenë vjedhur llullën tuaj, shoku Stalin! – i tha.
– Lirojini, – ia priti Stalini. – Sepse llullën e gjeta. E kisha futur në sirtarin e tavolinës së shkrimit.
– Por… shoku Stalin! Nga tetë të arrestuarit, shtatë kanë pranuar se llullën tuaj e kanë vjedhur ata! Sot presim te tetin.”
Metodat e tij u zbatuan edhe ne Tirane nga dishepujt e tij, te cilet mburreshin me faktin qe kishin shtrenguar edhe duart me kriminelin me te madh te botes komuniste.




















