Supermarketi i parë i LIDL do të hapet së shpejti. Ndërsa po përfundonte fjalën e tij në MatchMaker Albania, kryeministri Rama falënderoi investitorët gjermanë duke dhënë edhe lajmin se shumë shpejt, hapet edhe pika e parë.
“Njerëzit e LIDL që janë këtu, po punojnë me ne dhe shpejt do të çelin mjedisin e tyre të parë, objektin e tyre të parë dhe ashtu siç më thotë dikush, kur vijnë gjermanët, vërtet je në një nivel tjetër”, tha Rama.




















