Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45.
Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën me 26 lojtarët e ftuar për këtë përballje, si edhe për ndeshjen e mundshme ndaj Ukrainë/Suedisë më 31 mars.
Për herë të parë me Kombëtaren shqiptare kanë marrë ftesë mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana.
Lista e plotë me 26 lojtarë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani
Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja
Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen e parë ndaj Polonisë, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës.
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, do publikojë sot në orën 10:00 listën me emrat e futbollistëve që do ketë të gatshëm për fazën play-off të Kupës së Botës 2026. Një orë më pas, braziliani do flasë për mediet në konferencën e zakonshme nga ‘Shtëpia e Futbollit’, ku do shpjegojë zgjedhjet dhe do analizojë rivalët e kësaj faze.
Shqipëria përballet kundër Polonisë në Varshavë më 26 mars, teksa duhet të fitojë ndeshjen teke për të marrë të drejtën që të luajë në finalen play-off (31 mars) kundër fituesit të çiftit Ukrainë – Suedi. Në rast se tanët do kalojnë Poloninë, në bazë të shortit të hedhur nga UEFA, edhe ndeshjen e radhës play-off tanët do e luajnë në transfertë.
Kuqezinjtë janë dy fitore larg ëndrrës së madhe, kualifikimit për herë të parë në histori në finalet e një Kupe Bote, që këtë vit do zhvillohen nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Në rast se Shqipëria fiton në play-off, atëherë do vendosej në Grupin F të Kupës së Botës, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
SYLVINHO I KUSHTËZUAR
Deri në këto momente është konfirmuar rikthimi i Ernest Muçit pas tetë muajsh mungese në grumbullim, ndërsa gjasat janë që edhe Anis Mehmeti dhe një nga vëllezërit Shpendi (Stiven ose Cristian) të jenë pjesë e ekipit. Nuk do mungojnë risitë, apo edhe kushtëzimet e trajnerit për shkak të gjendjes fizike të futbollistëve. Stafi pritet të shohë edhe gjendjen e Kristjan Asllanit, i cili dy ditë më parë la fushën i dëmtuar te Besiktasi.
Mungesat – Medon Berisha, Marash Kumbulla, Rey Manaj dhe Mirlind Daku nuk pritet të jenë në këtë listë, për shkak se futbollistët kanë probleme me dëmtimet. Berisha mungon prej një kohe të gjatë, ashtu si Kumbulla dhe Daku. Ndërkohë, Manaj u dëmtua disa ditë më parë dhe do jetë jashtë për të paktën tetë javë.
Rikthimet – Ernest Muçi është i konfirmuar në ekip, teksa sulmuesi i Trabzonsporit e sheh veten në grumbullim pas tetë muajsh. Duke parë problemet në sulm, një vend mund të ketë edhe për Taulant Seferin dhe Anis Mehmetin. Nuk përjashtohet një ftesë as për një nga vëllezërit Shpendi (Stiven ose Cristian). Indrit Tuci apo Marvin Çuni mund të kenë gjithashtu një mundësi.
Risitë – Mbrojtësi qëndror i Lechia Gdansk në Poloni, Bujar Pllana pritet të jetë në listën e Sylvinhos për herë të parë, njësoj si mbrojtësi i majtë i AEK-ut të Athinës, Stavros Pilios.
Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë më 23 mars, ditë e hënë, kur do të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars në orën 20:45 për t’u përballur me Poloninë në Varshavë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit (finale play-off) ose humbësit (miqësore) të çiftit Ukrainë – Suedi.




















