Në ditën e 17-të të përshkallëzimit të konfliktit si pasojë e sulmeve të koordinuara mes SHBA-së dhe Izraelit drejt Iranit, bota tashmë prekur nga pasojat e kësaj lufte. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po rrezikon futjen e shteteve në krizë për furnizimin me karburant, ndërsa presidenti Donald Trump për herë të parë ka kërkuar ndihëm e Evropës për të mundësuar hapjen e ngushticës dhe kalimin e sigurtë të anijeve me naftë.

Mbretëria e Bashkuar ka refuzuar të përfshihet në operacionet ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, ashtu dhe Gjermania. Trump iu drejtua dhe NATO-s duke i thënë se “e pret një e ardhme negative” nëse nuk merr pjesë, por përgjigja ishte e qartë nga Aleanca, BE dhe vendet anëtare: Ngushtica e Hormuzit nuk është në juridiksionin e NATO-s dhe as përgjegjësi e Aleancës. Për shkak të krizës së naftës, Trump ka vendosur t’i heqë sanksionet Rusisë.

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme Kaja Kallas tha sot në Këshillin e Sigurimit në OKB se po diskutohet për një mundësi për lëvizjen e naftës në korridorin e Hormuzit.