Qeveria italiane, e drejtuar nga Giorgia Meloni, ka ndërmarrë një ndërhyrje të menjëhershme për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit, duke ulur përkohësisht taksat mbi naftën dhe benzinën.

Sipas vendimit të fundit, akciza mbi karburantin është reduktuar me rreth 25 cent për litër. Masa pritet të jetë në fuqi për një periudhë të kufizuar prej disa javësh dhe synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe bizneset.

Kjo ndërhyrje vjen në një moment kur tregjet ndërkombëtare po përballen me luhatje të forta të çmimeve të energjisë, duke reflektuar drejtpërdrejt në koston e jetesës.

Përveç uljes së taksave, qeveria italiane ka paralajmëruar edhe rritje të kontrolleve ndaj kompanive të tregtimit të karburanteve për të parandaluar abuzimet me çmimet. Po ashtu, janë parashikuar fonde shtesë për të mbështetur sektorë të prekur si transporti dhe bizneset e vogla.