Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X:
🇦🇱🇽🇰 Një takim shumë miqësor me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.
E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se #Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme.
Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.
#Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik.
Link: https://x.com/hoxhafer/status/2036709956980764799?s=46




















