Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, ka deklaruar se sot do të mblidhet Bordi i Transparencës për rritjen e çmimit të karburanteve dhe se do dalë me një vendim.

“Bordi sot do të mblidhet, po merr gjithë informacionet për lëvizjen e çmimeve. Sot do të dalë me një vendim. Rritja e çmimit të naftës kërkon kohë të caktuar, ne po garantojmë transparencën me produktet bazë dhe ato si nafta apo energjinë”, tha ai.