Një i mitur ka humbur kontaktet me familjen që nga dita e djeshme. Bëhet fjalë për një 11-vjeçar që banon në zonën e Freskut dhe u pa për herë të fundit pranë shkollës “Androkli Kostallari”. Sipas informacioneve paraprake, ai nuk është paraqitur në shkollë.

Mamaja e tij ka bërë denoncim në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, ndërsa aktualisht vijojnë kërkimet për të miturin.

Fotoja është dorëzuar nga familjarët në polici për identifikimin e tij.