Kombëtarja shqiptare nuk humbi shumë kohë pas ndeshjes me Poloninë dhe iu kthye menjëherë punë për të harruar sa më parë zhgënjimin e humbjes së pësuar në gjysmëfinalen e playoffit të Botërorit 2026.

Nën drejtimin e Sylvinhos dhe stafit të tij teknik, futbollistët kuqezinj kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore përpara udhëtimit drejt Valencias.Skuadra u nda në dy grupe në këtë seancë stërvitore; futbollistët që u aktivizuan në përballjen me Poloninë u fokusuan te rikuperimi dhe ushtrimet në palestër, ndërsa lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta zhvilluan një seancë të plotë stërvitore.

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë këtë fushatë të kualifikueseve të Botërorit 2026 mbrëmjen e së martës të 31 marsit në orën 20:45 me ndeshjen ndaj Ukrainës që do të luhet në Valencia, një ndeshje kjo që do të transmetohet në platformën Digitalb.