Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike.

Sipas autoriteteve, gjatë protestës u hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të institucioneve, si Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës dhe zona pranë Bankës së Shqipërisë, ku ndodhet edhe selia e Partia Socialiste.

Nga përplasjet, gjashtë efektivë policie mbetën të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

Mes personave të shoqëruar nga policia ka pasur edhe të mitur, të cilët janë lënë të lirë pas procedurave.