Polonia ka gjetur golin e dytë minutën e 73′ dhe kryeson me rezultatin 2-1. Shqipëria kishte gjetur avantazhin në pjesën e parë në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë. Ishte Arbër Hoxha ai që shënoi golin e parë të ndeshjes në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë. Shqipëria luan për herë të parë në fazën “play-off”.

Minutë pas minute

74’Shenon Polonia

68′ – Ndërrime te Shqipëria

Sylvinho, trajneri i Shqipërisë, bën dy ndryshime, Armando Broja hyn në fushë në vend të Nedim Bajramit dhe Stavros Pilios zë vendin e Arbër Hoxhës, i cili largohet pas golit historik të pjesës së parë.

63′ – GOL! 1:1 për Poloninë

Robert Lewandowski shënon gol dhe barazon rezultatin në 1:1. Pas një goditjeje këndi që mbrojtja shqiptare kishte larguar më parë, Lewandowski gjen hapësirë dhe dërgon topin në rrjetë

54′ – Qazim Laçi humbet rastin e shkëlqyer, krijon hapësirë brenda zonës pas një pasimi të saktë dhe gjuan drejt portës, por topi shkon pranë shtyllës së djathtë

51′ – Polonia kontrollon ritmin e lojës duke shkëmbyer disa pasime të shkurtra dhe të sakta.

49′ – Afër golit ka qenë Piotr Zielinski kur mori një pasim në skajin e zonës dhe gjuajti pak centimetra larg shtyllës së djathtë

46′ – Pas pushimit, trajneri Jan Urban ka bërë një ndryshim te Polonia. Oskar Pietuszewski hyn në vend të Filip Rozga

46′ Fillon pjesa e dytë

45+4′ – Gjyqtari Anthony Taylor ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin e Shqipërisë

42′ GOL! 0:1 për Shqipërinë

Një gabim i mbrojtjes polake dhuron mundësinë perfekte për Arbër Hoxhën (Shqipëri), i cili nga afër e dërgon topin në rrjetë. Shqipëria kalon në avantazh.