Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e opozitës e cila u zhvillua të dielën. Delegacioni i BE thekson se përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet dhe se ata duhet të distancohen prej saj.

“Delegacioni i BE-së në Tiranë rithekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, siç parashikohet në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së.

Përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet për asnjë arsye dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj. Delegacioni i BE-së rikujton se opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në parlament dhe në jetën demokratike të vendit, përfshirë dhe veçanërisht në kontekstin e reformave themelore”, thuhet në reagim.