Punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës në zonën e Bahçallëkut po vijojnë, në një nga nyjet kryesore të hyrje-daljes së qytetit.

Ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Nga kantieri i punimeve kryeministri Edi Rama bëri edhe një përditësim mbi ecurinë e projektit.

“Vijojnë punimet në një nga nyjet kryesore të hyrjes në qytetin e Shkodrës. Një ndërhyrje e rëndësishme që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët”, thuhet në postim.