Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, lidhur me zhvillimet e fundit të ndodhura të shtunën e kaluar në Asamblenë e PS-së, ku kanë ndodhur dhe lëvizje të drejtuesve politikë. Klosi ka folur veçanërisht edhe për marrjen e detyrës si drejtues i rikthyer në qarkun e Durrësit për fushatën politike në vijim.

Klosi: Nga disa gara të fundit, unë e kam qarkun e 6 apo të 7 që lëviz. Rikthimi në Durrës, po ta shikosh edhe në analizën që i bëjmë, është nga ato qarqe që ne i kalojmë 50 përqind të fitimit. Lëvizja është që edhe Sako duhet të përgatitet për drejtuesin e Bashkisë së Durrësit që vjen në vitin e ardhshëm. Është e palogjikshme që një garues të jetë edhe drejtues politik. Është edhe për t’i dhënë një impuls të ri garës. Zoti Dako është tani në jetën e tij private.