Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Takimi do të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Mbledhja do të hapet nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e më pas fjalën do e marrë kryeministri Edi Rama.

Në këtë takim është ftuar drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli për të raportuar lidhur me institucionin që mbulon dhe deputetët do të kenë mundësi ta pyesin atë për shqetësimet e ngritura nga qytetarët.

Një raportim në këtë mbledhje do të ketë edhe bashkëkryetari i PS për reformën administrativo-territoriale, Arbjan Mazniku.

Një prezantim të strategjisë së komunikimit do të bëhet nga ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili.

Mbledhja do të përmbyllet nga Rama dhe Balla.