Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten kryetarët e bashkive, në kuadër të turit kombëtar të Partisë Socialiste, “Punët për Shqipërinë”. Takimi është planifikuar të nisë në orën 11:00 në Tiranë.

Ky tur është pjesë e strategjisë së komunikimit të socialistëve, do të zgjasë 9 javë dhe për secilën javë do të fokusohet në një temë të veçantë diskutimi.

Disa prej temave që do të trajtohen gjatë këtij turi janë:

Bashkimi Europian

Ekonomia, pagat dhe punësimi

Turizmi, kultura dhe diaspora

Arsimi, bujqësia dhe siguria ushqimore

Rama ka nisur që prej javës së kaluar takimet me Asambletë e PS-së lidhur me turin që komunikon në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së javën e kaluar.