Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim në zonën e Plazhit të Vjetër me deputetët e qytetit, por edhe me përfaqësues të pushtetit vendor.

Në pritje të kryeministrit janë kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini, dhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Takimi vjen disa ditë pas mbledhjes së kryesisë së PS-së ku Rama njoftoi se partia do t’i nënshtrohet një procesi dialogu të brendshëm.