Janë mbyllur kutitë e votimit për referendumin mbi drejtësinë ne Itali. Nga ora 15:00 ka nisur numërimi i votave për të zbuluar vendimin e italianëve, të aprovojnë apo të refuzojnë reformën kushtetuese që ndan karrierat e magjistratëve, ndan Këshillin e Lartë të Drejtësisë (anëtarët e të cilit do të zgjidhen me short), dhe krijon Gjykatën e Lartë Disiplinore.

Sipas mediave italiane, referendumi duket për “Jo”.

Sipas projeksioneve, “Jo” janë shprehur 53,9%, dhe “Po” 46,1%, teksa pjesëmarrja ka qenë rekord në masën 58%.

Referendumi në Itali lidhet me reformën në drejtësi të propozuar nga qeveria e Melonit. Ai parashikon ndarjen e karrierës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndryshime në organet që drejtojnë sistemin dhe krijimin e strukturave të reja disiplinore.

Qeveria e konsideron këtë një hap drejt rritjes së efikasitetit, ndërsa kritikët paralajmërojnë për rrezik ndaj pavarësisë së drejtësisë dhe rritje të ndikimit politik.