Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se shkolla do të kthehet në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve.
“Mirëmëngjes dhe me shkollën 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tiranë, që po transformohet për t’u kthyer në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.










