ABC LIVE
Sondazh
Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?
PO
JO
Shiko rezultatet
Rithemelimi vdiq, Berisha vazhdon/ Muça: PD, një strukturë e madhe humbësish. Kthupi: Pas 2013 filloi çmontimi i partisë
schedule
20:25 – 17 Mars, 2026
Në një debat të zhvilluar në studion e emisionit “Real Story” në ABC News, analistë dhe juristë kanë ngritur shqetësime të forta mbi funksionimin dhe strukturën aktuale të Partisë Demokratike.
Gazetari Flogert Muça theksoi se drejtimi i partisë mbetet i përqendruar tek një individ i vetëm, duke shtuar se kjo ka ndikuar në krijimin e një strukture që, sipas tij, nuk ka arritur të prodhojë figura të reja me peshë politike. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e promovimit të të rinjve në parti, të cilët, sipas tij, janë ngjitur në hierarki pa përvojë të mëparshme politike.
Nga ana tjetër, avokati Rezart Kthupi u ndal tek evoluimi i Partisë Demokratike ndër vite, duke nënvizuar se para vitit 2013 ekzistonte një model ku individët ndërtonin profilin e tyre politik brenda strukturave të partisë. Sipas tij, pas kësaj periudhe, ky mekanizëm nisi të deformohej, duke i dhënë më shumë peshë administratës sesa kontributit politik, çka sipas tij ka sjellë dobësim dhe “çmontim” të strukturave të partisë.
Flogert Muça: Berisha e ka të qartë dhe të gjithë demokratët e kanë të qartë që PD është e atij individi. Të rinjtë pa pasur një ditë jetë politike, ata kanë ardhur nga ku kanë mbaruar shkollën dhe janë graduar për të marrë grada politike. PD është një strukturë e madhe humbësish. Ty ka një histori që është e vetme në këtë muhabet, që edhe Basha po merrte të vetët në parti.”
Rezart Kthupi: Deri para vitit 2013 kishte njerëz që krijonin veten brenda partisë. Kishin një vlerë brenda Anëtarësisë së Kryesisë. Pas vitit 2013 kjo gjëja filloi që të deformohej, pesha politike i vihej administratës. Më pas filloi çmontimi i partisë. Nuk mund të presësh personalitet politik nga njerëz që e ka gjithçka të dhuruar.




















