Një reagim tjetër ndërkombëtar ka ardhur këtë të enjte nga Komisioni Evropian në Shqipëri lidhur me votimin e kësaj të enjteje për rrëzimin e kërkesës së SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Në reagimin e tyre Komisioni Evropian ka vendosur theksin se lufta kundër korrupsionit është thelbësore për procesin e integrimit.
“Bashkimi Evropian merr shënim rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.
Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”-thuhet në reagimin e KE.




















