Rusia ka dëbuar një diplomat britanik, të cilin Moska e ka akuzuar për spiunazh.

Diplomatit iu revokua akreditimi dhe iu tha të largohej nga vendi brenda dy javësh.

Agjencia ruse e kundërzbulimit, FSB, pretendoi se diplomati britanik “ka dhënë informacion të rremë për veten”.

Moska e akuzoi gjithashtu atë për përpjekje për të mbledhur informacione rreth ekonomisë ruse.