Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria sulmohet çdo ditë nga hakerat iranianë.

Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se nuk është ndërhyrë në infrastrukturën kritike. Lidhur me sulmin kibernetik ndaj faqes së Kuvendit, Rama tha se Kuvendi nuk është i përfshirën në sistemin e mbrojtjes kibernetike.

“Ne kemi një kapacitet mbrojtës kibernetik, një nga më të mirët në Europë. Për këtë ne ftohemi dhe respektohemi në mjediset europiane të NATO. Problemi ynë është që nuk e kemi përfshirë të gjithë sistemin në rrjetin e mbrojtjes. Parlamenti nuk e ka të përfshirë në sistemin tonë të mbrojtjes kibernetike, sistemin e vet. Nuk ka probleme me kriticitetin e zonave ku ata mund të sulmojnë. Ne sulmohemi nga Irani përditë. Nuk kanë ndalur asnjëherë sulmet. Sektori provat duhet të bëhet gjithmonë e më i ndjeshëm, duhet të hyjë në sistem. Bankat janë bërë pjesë, të tjerët duhet ta bëjnë, për shkak të një sistemi kriminal gjobash që vihen nga hakerat. Ata ne, nuk na bëjmë dot asnjë dëm të madh. Kemi aleatët më të mëdhenj dhe më të ditur për këto punë”, theksoi ai.