Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë pasdite në Asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 2, Tiranë.
“Kemi parë nevojë të bëjmë një ristrukturim të Tiranës. Organizimi është “A-ja”. Ne sot jemi në një situatë që shikojmë se pagat në sektorin privat po rriten, ndërsa në sektorin publiK janë rritur në mënyrë të përsëritur”, u shpreh kryeministri.
Më tej paralajmëroi për ndërhyrjen e shtetit në çmimin e naftës dhe sigurimin e rezervave.
“Shteti duhet të garantojë rezervat për çdo rast, e dyta të ndikojë në çmimin e naftës duke e sjellë atë në parametra të arsyeshëm, sepse shpesh herë nuk është. Po ashtu ne po përgatitemi të fusim në treguan e naftës disa risi teknologjike”, tha Rama.




















