Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK këtë të hënë ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025, duke evidentuar të dhëna mbi hetimet, gjykimet, konfiskimin e pasurive, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Gjithashtu SPAK ka publikuar në raport vlerat totale të aseteve të konfiskuara.
Sipas raportit në total janë sekuestruar rreth 45.4 milionë euro. Më tej theksohet se janë sekuestruar kriptovaluta me vlerë 12.4 milionë euro.
“Hetimet Financiare dhe Sekuestrimet: Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara kap shifrën prej rreth 45.4 milionë euro. Një zhvillim i rëndësishëm është sekuestrimi i kriptovalutave (Tether/USDT) me vlerë rreth 12.4 milionë euro”, shkruhet në raportin e SPAK.




















