Kuvendi i Shqipërisë do të zgjedhë të enjten anëtarët e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës.

Propozimet e Partisë Socialiste për anëtarë të Bordit të Autoritetit të Konkurrencës janë Denar Biba dhe Eldian Balla.

Gjithashtu me propozim të Këshillit të Ministrave pritet të zgjidhet znj. Diana Dervishi anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Të enjten në Kuvend janë planifikuar edhe Interpelancë me kryeministrin Edi Rama nga Jorida Tabaku, e cila duhet të votohet me shumicë votash, që të marrë miratimin për t’u realizuar.

Po ashtu edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, pritet të përballet në interpelancë ditën e nesërme me 3 deputetët opozitarë, me Klevis Balliun, Arjan Ndojan dhe Erald Kaprin.