Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten, ndërsa mëngjesin e sotëm u raportuar për një tjetër humbje në radhët e elitës iraniane.

Mediat shtetërore iraniane raportuan se Gjeneral Major Ali Mohammad Naini, zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, është vrarë. Sipas Gardës Revolucionare, Naini u vra në një “sulm terrorist frikacak amerikano-sionist në orët e para të së premtes, ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit”.

Po ashtu, Teherani goditi sërish Kuvajtin, ku rafineria Mina Al-Ahmadi, që i përket Kompanisë Kombëtare të Naftës së Kuvajtit (KNPC), u shënjestrua herët nëmëngjes nga sulme me dronë, të cilat shkaktuan zjarre në disa nga njësitë e saj.

Nga ana tjetër, Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj kryeqytetit të Teheran, ndërsa në Iran po festohej Novruzi, njohur ndryshe si Viti i Ri Persian. Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, kishte deklaruar më herët se Irani ishte “i shkatërruar” dhe i paaftë për të pasuruar uranium apo për të prodhuar raketa balistike.