në Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, muzetë interaktivë që japin një pasqyrë të fortë mbi të kaluarën komuniste të vendit.

Po ashtu, rekomandohet ngjitja në Piramidën e Tiranës, një ish-monument i epokës komuniste që sot është shndërruar në një pikë panoramike me pamje mbi qytetin.

Pas errësirës, qyteti gjallërohet. Sipas gazetës, një nga përvojat më të veçanta është spektakli kulturor “Albania Night” – qendra e parë etnokulturore në Tiranë që u mëson vizitorëve gjithçka rreth traditave, zakoneve, gastronomisë dhe historisë shqiptare.

Vizitorët mund të veshin kostume tradicionale shqiptare, të kërcejnë deri sa t’u lodhen këmbët dhe të bëhen pjesë e performancës.

Shqipëria po evoluon me shpejtësi. Muzika live dhe festat po e kthejnë Tirana në një qendër plot kulturë dhe energji.

Sipas artikullit, po ndërtohen rrugë të reja bregdetare dhe po hapen hotele në qytetet historike – ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po zbulojnë këtë destinacion.

Megjithatë, pjesë e bukurisë së Shqipërisë është fakti se ajo ende mbetet një destinacion relativisht i pazbuluar.

“Shqipëria nuk është “Kroacia e re” apo “Greqia e ardhshme”. Ajo ka historinë e saj – të ashpër, autentike dhe plot surpriza”, shkruan “The Sun”.

Nga qytetet me kala të vendosura në kodra, te gjiret e qeta pranë detit, nga darkat në vreshta te netët e gjalla të qytetit, Shqipëria ofron një udhëtim që mbetet gjatë në kujtesë!

Për këdo që kërkon aventurë, autenticitet dhe çmime të përballueshme, Shqipëria është destinacioni ideal!