Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme, ka replikuar me deputetin e PD-së, Flamur Noka.

Spiropali tha se nuk ka bërë asnjë turp kundrejt Shqipërisë, por vetëm nder.

“Flamur, fytyra dhe veshja janë të mia. Po përfitoj nga momenti, sepse edhe ti dhe Saliu përmendni fustanet dhe ngjyrat e tyre, për t’u thënë se unë jam veshur me të bardha. Dhe do të vazhdoj të vishem me të bardha, sepse nuk kam bërë turp; i kam bërë nder Shqipërisë brenda dhe jashtë. Në fund, secili duhet t’i bëjë llogari me turpin dhe me nderin e vet,” tha Spiropali.