Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt jetës 150-vjeçare
Një ekip shkencëtarësh ka identifikuar një përbërës të quajtur PCC1, që mund të rivendosë kufijtë e plakjes, sipas “Science Daily”.
Kjo molekul, e nxjerrë nga ekstrakti natyral i farave të rrushit, ka treguar në studime me kafshë – aftësinë për të eleminuar në mënyrë selektive – qelizat e vjetra dhe të dëmtuara – që gradualisht dëmtojnë indet dhe nxisin procesin e plakjes.
Në minj të moshuar, injeksionet me PCC1 jo vetëm përmirësuan performancën fizike dhe kapacitetin rigjenerues, por gjithashtu zgjatën ndjeshëm jetëgjatësinë.
Disa studiues e kanë përshkruar këtë zhvillim si “hapin e parë real drejt një pilule anti-plakje”.
Forca e PCC1 qëndron në një mekanizëm të njohur si aktivitet senolitik – heqja e synuar e qelizave “senescente” (qelizat e plakura).
Këto qeliza ndalojnë ndarjen, por mbeten në indet e trupit – duke lëshuar substanca inflamatore që përshpejtojnë plakjen e qelizave përreth.
PCC1 ndalon këto “fokusime inflamatore” dhe shkatërron në mënyrë selektive qelizat “e plakura” duke ndihmuar trupin të ruajë një gjendje biologjike më të re.
Në modelet e kafshëve, indet e muskujve, veshkave dhe madje të trurit treguan shenja të jashtëzakonshme rigjenerimi pas trajtimit me PCC1.
Edhe pse studimet tek njerëzit janë ende në faza të hershme, optimizmi është i lartë.
Prova e parë klinike tek njerëzit, e fokusuar në sigurinë dhe efektet e rigjenerimit të lëkurës, është regjistruar tashmë në “ClinicalTrials.gov”.
Media kineze e ka quajtur këtë përbërës “çelësin për jetën 150-vjeçare” – një ekzagjerim, por i bazuar në shkencë reale./ATSH/




















