Pas javës së gjelbër ku deputetët kanë zbritur në terren dhe kanë diskutuar me qytetarët për të zbuluar problematikat dhe shqetësimet e tyre, sot janë rikthyer në seancë plenare për t’i sjellë ato.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Besford Lamallari u është përgjigjur akuzave të opozitës dhe deputetit të PD Klevis Balliu, pas zgjedhjes në krye të policisë së shtetit të Skënder Hita.
“Për fatin e keq kushdo që do vijë duhet të marrë parasysh akuzat dhe baltën e opozitës. Policia është e shtetit shqiptar dhe i duhet dhënë mbështetje dhe le ta provojë me punë që i shërben shtetit. Zoti Hita është oficer karriere, ka qenë drejtues në disa qarqe, ku ka spikatur për profesionalizëm integritet përkushtim dhe jam i lumtur që ka spikatur roli i tij”, tha Lamallari.




















