“Sports Illustrated” ka publikuar një artikull, me 10 transferimet më të këqija të këtij sezoni në Premier Ligë. Armando Broja mban vendin e gjashtë, ndërsa pjesë e saj janë disa yje. Lista ku nuk do të donte të ishte askush, kryesohet nga Aleksandër Isak që është pjesë e Liverpulit.
Për Brojën tregohet në artikull se janë shpenzuar 26.5 milionë dollarë. Ndryshe rreth 23 milionë euro, ndërsa duhet thënë se kjo shifër është përmendur edhe më parë.
Investimi i Bërnlit për sulmuesin e Çelsit dhe Kombëtares shqiptare ka rezultuar i gabuar, ndërsa ekipi i Premier Ligë po shkon drejt rënies në Championship. Artikulli i publikuar në fundin e muajit mars, është shpërndarë së fundmi nga “SPORTbible”.
“Armando Broja ka luajtur deri tani për pesë klube të ndryshme në Premier Ligë. Vetëm periudha e tij me nëntë gola me Sauthempton mund të konsiderohet e suksesshme. Me periudha zhgënjyese te Çelsi, Fulham, Everton dhe tani Bërnli që kanë parë rënien e vlerësimit të sulmuesit.
Vendimi i Bërnlit për të shpenzuar 26.5 milionë dollarë për Brojan gjithmonë dukej i gabuar. Jo vetëm që shqiptari nuk kishte shënuar asnjë gol gjatë dy sezoneve të tij të plota të fundit si huazim, por dëmtimet e vazhdueshme kishin penguar ato periudha të përkohshme larg klubit mëmë Çelsi.
Siç pritej, problemet me dëmtimet e kanë ndjekur atë. Broja ka arritur vetëm 22 paraqitje dhe ka shënuar vetëm një gol. Bërnli pësoi një ndryshim të madh dhe humbi me marrëveshjen e tij të verës për 24-vjeçarin. Dhe kur përballet me një luftë të pashmangshme për rënie nga kategoria, gabime të tilla mund të jenë fatale”.




















