Astronautët e misionit Artemis II kanë parë për herë të parë anën e largët të Hëna, ndërsa anija kozmike Orion iu afrua maksimalisht satelitit natyror të Tokës, në një moment historik për eksplorimin hapësinor.

NASA publikoi imazhe nga dita e katërt e misionit, më 5 prill, ku ekuipazhi arriti të shohë një pamje të rrallë të Toka dhe Hënës njëkohësisht, pak para afrimit më të afërt që ndodhi një ditë më pas.

Pamjet e realizuara nga brenda Orionit tregojnë Tokën në një kënd spektakolar, ndërsa një simulim i publikuar nga NASA përmbledh në një video të shkurtër atë që astronautët shohin gjatë fluturimit pranë Hënës.

Sipas agjencisë hapësinore, ekuipazhi është trajnuar për vite me radhë për të shfrytëzuar çdo mundësi vëzhgimi, ndërsa shkencëtarët në qendrën e kontrollit në Hjuston kanë kombinuar të dhëna nga orbita e Orionit dhe nga Lunar Reconnaissance Orbiter për të krijuar një pasqyrë të detajuar të misionit.